Agjencia Zhurnal.mk

Rexhepi: Në kohë pandemie natyra ka filluar të marrë frymë lirshëm

Shkup, 15 prill, zhurnal.mk – Profesori i biologjisë në Universitetin e Tetovës, Dr. Sc. Besnik Rexhepi, në një komunikim publik në faqen zyrtare të UT-së, në rrjetin social facebook, është shprehur se Covid – 19, përtej ndikimit negativ të karantinimit, apo vetizolimit, ka prodhuar edhe efekte pozitive që kanë të bëjnë kryesisht me përmirësimin e ajrit dhe mjedisin jetësor.

“Në kohë pandemie natyra ka filluar të marrë frymë lirshëm. Mbyllja e kufijve shtetërorë, ndërprerja e komunikacionit, pastaj edhe karantinimi ose vetizolimi, duket se vërtet kanë një ndikim pozitiv në mjedisin jetësor. Imazhet satelitore kanë treguar se, prej kur është vendosur karantina, apo vetizolimi, në Kinë apo Itali, vende këto që konsiderohen si pika të nxehta në raport me pandeminë, në këto dy vende cilësia e ajrit raportohet të jetë përmirësuar dukshëm. Këto efekte ndjehen edhe në vendin tonë dhe mjafton të rikujtojmë cilësinë e ajrit në Shkup, Tetovë, Manastir, Kërçovë dhe kështu me radhë”, thekson, Dr. Sc. Besnik Rexhepi.

Për më tepër, më poshtë mund ta ndiqni ligjëratën e tij:

#Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty!Dr. Sc. Besnik Rexhepi, pedagog i biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore ⬇️

Posted by Universiteti i Tetovës – UT on Wednesday, April 15, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...