Shkup, 8 mars – Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, sot para Kuvendit në një deklaratë për Tv21, potencoi se Lëvizja Besa ende nuk ka biseduar më gjerësisht rreth propozimit të kryeministrit për një Qeveri të zgjeruar, informon Zhurnal.
Siç shprehet Rexhepi, një propozim mund të hynte në fuqi vetëm nëse vendi do të ishte në gjendje krize, e për momentin nuk ka një gjë të tillë, dhe kështu konsiderojnë se nuk ka nevojë për Qeveri të zgjeruar.
“Konsiderojmë se Qeveritë e zgjeruara ku përfshihen të gjitha subjektet politike, zakonisht bëhen në raste krize me një fjalë kur nuk funksionojnë institucionet apo kur është vendi në ndonjë krizë më të madhe. Për momentin nuk është ajo gjendje, kështu që nuk shohim arsye pse përveç se një shprehje e vullnetit për dhënien e qasjes dhe kyçjes së subjekteve tjera edhe pse mendojmë se opozita është një faktor i rëndësishëm dhe në këtë rast do të kishim ngelë pa opozitë sdo të kishte korrektor për veprimet dhe vendimet që do të mereshin në të ardhmen”, shprehet Rexhepi.
Nëse do të vinte momenti për të vendosur për Qeveri të zgjeruar, Kastrioti shton se ata do ta shqyrtojnë më tej këtë propozim në organet e partisë, dhe do të dalin me qëndrim zyrtar.
“Ne nuk e kemi shqyrtuar në organet partiake por në parim mendojmë se nuk është i nevojshëm për këtë moment, u dëshmua që Qeveria funksionon, shumica është stabile dhe vazhdon që t’i përmbushë detyrat e saja. Nëse vjen në diçka më konkrete, do ta shqyrtojmë në organet partiake”, ka deklaruar deputeti Kastriot Rexhepi.//Zhurnal.mk