Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Rexhepi për Zhurnal: Asnjë deputet i “Tash është koha” nuk i bashkangjitet koalicionit qeverisës

Zhurnal Ads

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi për Zhurnal ka përgënjeshtruar zërat se deputetët e kësaj partie mund të iu bashkangjiten koalicionit qeverisës.

Ai thotë se deputetët e kësaj partie nuk janë në shitje dhe se qëllimi është që shqiptarëve të ua kthejnë shpresën e humbur dhe ky qëllim nuk do të shpërfillet.

“Asnje¨ subjekt politik ose deputet nga kolaicioni “Tash e¨shte¨ koha” nuk e¨shte¨ ne¨ shitje dhe as për ndryshim të ngjyrave politike, ngase edhe koalicioni, por edhe deputete¨t VULLNETARISHT jane¨ bashkuar rreth nje¨ qe¨llimi te¨ pe¨rbashke¨t e ai e¨shte¨ qe¨ bashkarisht shqiptare¨ve tua rikthejme¨ shprese¨n e humbur dhe deri tash nuk ka as edhe nje¨ arsye te¨ vetme qe¨ ky qe¨llim te¨ shpe¨rfillet.”, ka deklaruar për Zhurnal, deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi.

Ndryshe, zërat për bashkangjitje të mundshme të deputetëve të Alternativës në koalicionin qeverisës erdhën pasi kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se shumë shpejtë koalicioni qeverisës do të zgjerohet për tre deri më gjashtë deputetë.

Postime të ngjashme

Virusi filloi të futet edhe nëpër çerdhe

Z H

Tenderi për fazën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë shpallet vitin e ardhshëm, ndërtimi do të fillojë në vitin 2022

admin

Ministri Osmani uron 8 Shtatorin: Të kontribojmë në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...