Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rexhepi porosi opozitës: Po bëni politik në kurriz të bujqve, shtetësisë dhe të varfëve

Shkup, 20 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se është fatkeqësi kur në emër të bujqëve dhe dëmeve që ata kanë nga fatkeqësitë natyrore, parti politike që kanë qënë vet pjesë e pushtetit, të bëjnë politike.

“Të akuzosh Ministrinë e Bujqësisë për fatkeqësi natyrore nga moti i keq në vitin 2016 dhe 2018 që kaploi Hasanbegun dhe Haraçinën jo vetëm që është mosnjohje elementare por paraqet dyfytyrësi politike.

Pasi që po deklaron Alternativa se do bëjë çmos për bujqit e Haraçinës dhe Hasanbegut , duhet të tregojnë se çka kanë ndërmarrë gjatë mandatit të tyre për t’i ndihmuar, sepse po të njejtit bujq iniciativat i kanë ngritur në qeverisjen e kaluar ( por mesiguri që ministri i Alternativës ska patur kohë të merret sepse ka qenë i zënë me numra 5-6 shifor).

Me politikë ditore në shpinë të bujqve, qytetarëve pa shtetësi, të varfërve dhe gjithë kategorive tjera të ndjeshme në shoqëri për fat të keq nuk mund të bëhet opozitarizëm. Kjo është fytyra e vërtetë e opozitës të rrejshme që në fakt për t’i ikur përgjegjësisë çdoherë do gjejnë “alternativa” të reja!

Para se të tentoni të kritikoni tjerët, kërkoni falje për të kaluarën e juaj në qeverisjet e turpshme.”, ka shkruar Rexhepi.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...