Maqedoni

Rexhepi: Stop praktikës së largimit nga puna të të punësuarve në Ministrinë e Kulturës

Zhurnal Ads

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti nga radhët e partisë Alternativa, Skender Rexhepi ka thënë sot në Kuvend se duhet që t’i jepet fund praktikës së largimit nga puna të të punësuarve në Ministrinë e Kulturës.

Ai ka deklaruar se në kohën kur kjo ministri është qeverisur nga Alternativa, jo vetëm që nuk është bërë asnjë diskriminim partiak, por janë avansuar të gjithë ata që e kanë merituar.

Sipas Rexhepit, nuk ekziston asnjë institucion që është drejtuar nga Alternativa, e cila është pjesë e koalicionit me Aleancën, e që të ketë larguar ndonjë të punësuar. Rexhepi ka thënë se nuk u prit as dhjetë ditë nga zgjedhja e ministrave, që zëvendësministri të largojë pas asnjë arsye 15 të punësuar, të gjithë shqiptarë. Ai ka bërë thirrje Kuvendit që ta fusë këtë çështje në rend dite dhe të japin përgjegjësi ata që bënë këtë. “Unë po flas për fate njerëzish dhe për sjellje fashisoide”, deklaroi ndër të tjera Rexhepi.

Postime të ngjashme

Zëvednsë Ministri i ri, Nazim Bushi, pritet nga Oliver Spasovski

R ZH

24 persona kanë ndërruar jetë dhe 913 raste të reja me Covid-19

T E

Tash për tash nuk ka ndryshime në mënyrën e zhvillimit të mësimit, thotë Shabani

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...