Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Rexhina Çuko, një shqiptare tjetër që i bashkohet artit global

Rexhina Çuko është artistja e kërcimit e cila pasionin për kërcimin e ka përkthyer në profesion. Rexhina është pjesë e Intervista.al prej shumë kohësh dhe sa herë që ka një arritje në karrierë e rrëfen me dëshirën më të madhe e këtë herë ajo është çertifikuar si pjesëmarrëse e Këshillit të Kërcimit për vitin 2021. Për më tej Rexhina na tregon…

-Rexhina përshendetje! Si e mbylle 2020 dhe si e nise 2021?

-Përshëndetje! E mbylla me punë, me koncerte me fëmijë në tv dhe e hapa me punë, me koreografi të reja.

-Çfarë do të thotë për një balerinë profesioniste të ketë mungesë në skenë kaq gjatë sa në këtë kohë pandemie?

-Tani kam kaluar më tepër në stadin mësuese sesa balerinë, por skena është dashuri që gjithmonë jeton me ty. Pandemia është një zënkë e vogël do të pajtohemi shpejt. (qesh) 

-Ajo që na bëri përshtypje është marrja e një certifikate, e cila konfirmon pjesëmarrjen tënde në Këshillin e Kërcimit për vitin 2021, çfarë do të thotë kjo për ty?

-Do të thotë më shumë përkushtim, projekte, certifikim ndërkombëtar të nxënësve, bashkëpunime me koreografët më të mirë në botë.

-Si është të jesh e përzgjedhura e këtij Këshilli Danci?

-Ndihem e realizuar. Ky është vlerësimi i punës time që shijon shumë pas një pune të madhe. Si përfaqësuesja e parë shqiptare, ndihem krenare që edhe unë po kontribuoj në artin shqiptar përtej kufijve.

-Rexhina, cilat janë synimet e tua për 2021, por edhe më tej?

-Synimet e mia do të gjejnë vend krahë CID, ku së bashku do të realizojmë konferenca mes kolegësh. Hapja e një shkolle baleti private është një ndër qëllimet, që i kam vënë vetes në vazhdim.

-Cila është këshilla jote ose mesazhi yt për ata që duan t’i hyjnë botës së artit të bukur të kërcimit?

-Kur e dashuron me shpirt diçka rend pas saj. Nëse nuk jeton dot pa kërcyer dhe ëndërruar, je i/e mirëpritur në këtë botë.

Postime të ngjashme

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

D V

Koncert i parë solistik nga Laura Krliu

Z H

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Z H

Artistët e ansamblit në rrugën drejt suksesit të radhës

D V

Mbrëmje koncerti me Korin e përzier të Filarmonisë së Kosovës sonte në “Verën e Ohrit”

Z H

Pezullohet nga pozita drejtori i QKK-së, Arben Zharku

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...