Rey Manaj nuk ndalet me postimet epike: A jemi live?

nga D. V.

Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit.

Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit, teksa Myrto Uzuni asistoi për mesfushorin e Torinos.

Tashmë, kuqezinjtë janë një hap larg Botërorit 2026, ndërsa lënë në “shtëpi” Serbinë. Kjo pasi këto të fundit u mposhtën nga Anglia dhe falë këtij kombinimi rezultatet, kuqezinjtë siguruan që mbrëmjen e sotme kualifikimin në ‘Play-Off” të Kupës së Botës.

Rey Manaj “thumbon” pas kësaj sfide sërish serbët. Kjo pasi heroi i fitores ndaj Serbisë në Leskovc ka postuar një foto me Uzunin dhe Asllanin, ndërsa shkuan shprehjen e famshme: “A jemi live”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More