Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rezarta Dervishi, drejtoreshë e re e Bibliotekës në Tetovë

Tetovë, 19 prill – Prej sot me Institucionin Kombëtar “Biblioteka Koço Racin” në Tetovë do ta udhëheqë kuadër i Lëvizjes Besa. Drejtoreshë është emëruar Rezarta Dervishi.

“Jam e nderuar që sot edhe zyrtarisht e pranova detyrën që të udhëheq me Institucionin Kombëtar Bibliotekën Koço Racin – Tetovë. Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës, me kryerësin e detyrës Mahi Murtezani patëm bisedë konstruktive për punën dhe funksionimin e këtij institucioni. Shpreh falënderim të veçantë miqve, kolegëve, bashkëpartiakëve dhe kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për mundësinë dhe besimin e dhënë që të udhëheq me këtë institucion”, publikoi në rrjetet sociale Dervishi.

Dervishi ka diplomuar në administratën e biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...