Rezervoi dhomën me pamje nga ‘plazhi’, influencuesja u zhgënjye kur mësoi të vërtetën

nga D V

Një pushuese që mendoi se kishte rezervuar dhomën me pamje nga plazhi, mbeti e befasuar kur mësoi të vërtetën pasi u akomodua.

Në shikim të parë, influencuesja Sonja Dennig, 28-vjeç, mendoi se dhoma në Westerland të Gjermanisë, do të ishte vendi ideal për një pushim dyditor.

Por kur shikoi më vëmendje kuptoi se pamja të cilën e kishte parë në internet, në fakt ishte një poster i plazhit i vendosur në dritare.

Në video shihet Sonja duke ecur drejt “dhomës së përkryer”, ku shihet “duna e rërës si dhe rrezet e diellit që e ndriçonin rërën”.

Por kur u afrua më afër në dritare e kuptoi se ishte një poster me dritë që tregonte qartë se nuk kishte fare plazh dhe rreze dielli në rërën e plazhit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More