Rezident dhe jorezident/ Gjykata Kushtetuese nisi procedurë për iniciativën e Skender Rexhepit për Metodologjinë e Regjistrimit

nga Xh M

Shkup, 12 mars – Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka nisur procedurë për vlerësimin e Metodologjisë së Regjistrimit të vitit 201, e cila vjen si rrjedhojë e iniciativës së dorëzuar nga kryetari i Lëvizja Populli, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Skender Rexhepi – Zejdi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Gjykata me shumicë të votave ka vendosur që të realizojë procedurë për dispozitat kontestuese të Metodologjisë për përgatitje, organizim dhe realizim të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021.

“Shumica e gjykatësve dispozitat kontestuese i vënë në dyshim për ligjshmërinë e tyre, dhe nëpërmjet kësaj edhe për kushtetutshmërinë e tyre, sepse në bazë janë paraqitur dyshime se nëse drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka pasur bazë ligjore që t’i miratojë dispozitat kontestuese, gjegjësisht, a i ka tejkaluar autorizimet e tij dhe pa bazë ligjore, në akt nënligjor, ka urdhëruar “materia legis” – material ligjor.

Nëse në fazën e dytë vërtetohet dyshimi, kjo do të thotë edhe cenim i sigurisë juridike si parim fundamental i sundimit të ligjit dhe cenim të ndarjes së pushtetit, sepse është vënë në rolin e ligjvënësit”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se deputeti Rexhepi, më 29 tetor 2024 ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Metodologjinë e Regjistrimit dhe ndarjes në rezident dhe jorezident.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More