Agjencia Zhurnal.mk.

Rezoluta e VMRO-së gjeti mbështetje nga partitë maqedonase, blloku shqiptar i përmbajtur

Shkup, 7 korrik – Pasi që këto ditë rezoluta që e parashtroi VMRO-DPMNE u mbështet nga LSDM, PRD, PLD dhe LD, u deklaruan edhe partitë nga blloku shqiptar. BDI kërkon harmonizim të tekstit mes të gjitha partive parlamentare, përderisa ASH dhe Alternativa presin debat në Kuvend.

Por BDI në pushtet dhe koalicioni opozitar Aleanca për shqiptarët (ASH) dhe Alternativa thane se duhet të kihet kujdes, rezoluta të mos e dëmtojë rrugën eurointegruese të shtetit.

Për ASH-në dhe Alternativën problem është ajo që BDI dhe LSDM nuk kanë qëndrim të përbashkët rreth rezolutës.

“Ka një problem. Kemi deklaratë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se kjo resolute i dëmton tendencat ndërkombëtare të vendit, por gjithashtu patëm edhe deklaratë të deputetit të LSDM-së Kostadinov se kjo resolute është e mirë. Logjike do të ishte që partitë në pushtet të kenë qëndrim të përbashkët”, tha Halil Snopçe nga koalicioni ASH dhe Alternativa.

Ai porositi që Qeveria të jetë e kujdesshme.

“Për ne është me rëndësi Maqedonia të vazhdojë me proceset integruese, Qeveria dhe shoqëria në përgjithësi të vazhdojnë me angazhimet për integrimin në BE, ky është qëllimi kryesor. Qeveria të jetë e kujdesshme edhe në bisedimet edhe në reformat. Për ne janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet në rajon, e rrjedhimisht edhe me Bullgarinë”, deklaroi Snopçe.

Sipas koordinuesit të grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi, nevojitet harmonizim I rezolutës mes të gjitha partive parlamentare si garancë se teksti nuk do ta dëmtojë hapërimin e shtetit drejt BE-së. Ai konsideron se nuk duhet të bëhet asgjë që do të jetë në kundërshtim me integrimin në BE.

“BDI konsideron se identiteti gjuhësor, historik dhe kulturor, nuk është çështje për diskutim dhe nuk është çështje për pazarllëk politik, Rrjedhimisht, vlerësojmë se nevojitet harmonizim I tekstit të rezolutës mes të gjitha partive parlamentare dhe të sigurohemi se kjo nuk e dëmton hapërimin tonë drejt BE-së”, tha dje Ademi pas takimit me deputetin Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe sekretar I përgjithshëm I LSDM-së, Ljupço Nikollovski nga Berova porositi se partia e tij do të mbështesë çdo resolute apo deklaratë, me të cilën mbrohet gjuha dhe identiteti maqedonas. Por, Nikollovski përkujtoi edhe se kjo gjeneratë pas tre dekadave bisedime dhe premtime të integrimeve euroatlantike, e bëri hapin e vërtetë – vendin e futi në NATO me identitet, gjuhë të ruajtur, dhe gjithçka që është maqedonase. Flamuri ynë, shtoi Nikollovski, valëvitet në Bruksel, ndërkaq kryeministri u ul me kolegët e tij dhe me presidentët në një tryezë në të cilën edhe ne kemi vote.

VMRO-DPMNE shfaqi shpresë se LSDM do të mbetet konsekuente në atë që është thënë dhe do ta mbështesë rezolutën, pa procedura kuvendore në tentim të bllokimit dhe obstruksionit. Përkujtoi edhe se në të janë përmbajtur linjat e kuqe me të cilat mbrohet identiteti.

Rezoluta akoma është në draft version, ndërsa VMRO-DPMNE gjatë ditëve të kaluara loboi tek partitë parlamentare që të pranohet

Related posts

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

Ilija Dimovski: Marrëveshja e Prespës është padrejtësi për maqedonasit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy