Rezoluta për pozicionet shtetërore për eurointegrimet në procedurë kuvendore

Shkup, 9 korrik – VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” në Kuvend e dorëzoi Propozim-rezolutën për konfirmimin e pozicioneve shtetërore maqedonase sa i përket integrimeve evropiane dhe bllokadave të cilat vendosen. Për atë se kur do të gjendet në seancë plenare duhet të vendosë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

 

Ai dje për TV 24 deklaroi se ende zyrtarisht nuk e ka pranuar rezolutën dhe se nëse ajo i përmbush kushtet do të gjendet në rend dite në Kuvend.

“Zyrtarisht nuk e kam pranuar dokumentin dhe nuk e di se çfarë shkruan. Bazë për mua është se do ta marr në një procedurë të duhur si një dokument zyrtar, dhe jo në media. Për mua zyrtare është kur ta marr në tryezë dhe sipas Rregullores së punës unë do të jap një mendim”, theksoi Xhaferi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në deklaratë për mediat theksoi se kjo Propozim-rezolutë në atë formë në të cilën ishte shpërndarë me të gjithë deputetët ka vazhduar me qëllim që të kalojë me konsensusin më të gjerë të mundshëm.

“Vlerësojmë se kjo Propozim-rezolutë do t’i përforcojë edhe pozicionet diplomatike maqedonase, por gjithashtu do të ndikojë edhe si faktor i bashkimit në vend të polarizimit brenda shoqërisë maqedonase. Atë që do të doja sot ta porosis dhe bëj thirrje, sipas Rregullores secili deputet ka të drejtë të bashkëngjitet me nënshkrimin e tij në një Propozim-rezolutë të këtillë nga momenti kur ajo është propozuar”, tha Milloshovski.

Ai ju bëri thirrje deputetëve të LSDM-së, PLD-së, E majta, Aleanca, RDM, Lidhja Demokratike dhe të gjithë deputetët e tjerë, që sot të nënshkruajnë dhe t’i bashkëngjiten kësaj Propozim-rezolute për konfirmimin e pozicioneve shtetërore maqedonase për integrimet evropiane me qëllim që të mos lejohet që bllokadat dhe “poshtërimet kombëtare” të bëhen mjet i bisedimeve dhe “kthim të shpinës” në periudhën e ardhshme.

Milloshovski tha se që të miratohet Rezoluta nevojitet shumicë e thjeshtë, por se qëllimi i partisë opozitare është sa më shumë deputetë ta mbështesin

Pritjet janë se deputetët e LSDM-së, RDM, E majta, LS dhe PLD të cilat u deklaruan ta nënshkruajnë këtë dokument dhe sa më shpejtë të votohet.

BDI, gjegjësisht ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mendon se procesi duhet të fillojë nga zero duke u frikësuar se do të rrezikohen pozicionet e vendit në pjesën proceseve eurointegruese.

“Kam frikë se nga pozicioni shtetëror me një rezolutë të këtillë të kalojmë në pozicion etnik”, thotë Osmani.

Edhe krahas presioneve nga opozita, theksoi ministri, nuk hymë në diskurs negativ me Bullgarinë dhe para syve të botës morëm mirënjohje se kemi të drejtë.

Ai dje në TV Sitel tha se megjithatë nëse arrihet pajtueshmëri, BDI-ja do të mbështesë rezolutën, por se si ministër i Punëve të Jashtme beson se do të jetë më i besueshëm pozicioni i të gjithë faktorëve nëse mbahet konsensus për këto çështje.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa qëndrimin e tyre do ta paraqesin sot.

Related posts

Presidenti Stevo Pendarovski anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tragjedisë në Tetovë

N E

BESA insiston në Grafën Etnike: S’ka kthim prapa!

Z H

Nga nesër edhe për dalje nga shteti duhet test PCR negativ ose certifikatë vaksinimi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com