Agjencia Zhurnal.mk.

Rezultatet e partive shqiptare komunë për komunë: BDI -103 mijë vota, ASH-AA 55 mijë! Përqindja e votuesve shqiptarë në rënie

Shkup, 18 tetor – Agjencia e Lajmeve Zhurnal sjell rezultatet më të detajuara të votave që kanë fituar partitë shqiptare në të gjitha komunat ku kanë garuar, duke përfshi edhe ato ku kanë marë numër të vogël votave.

Rezultatet bazohen në numrin e votave për këshilltarë.

Sipas këtyre rezultateve, BDI mbetet gati në të njëjtin numër që fitoi në zgjedhjet e kaluara lokale me 103.330 vota ose 1.300 vota më pak se vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare (104.699 vota). Koalicioni ASH-AA 54.969, respektivisht 27 mijë vota më pak se vitin e kaluar (81.000) Supozohet se Besa me 25.426 në këto zgjedhje lokale ka rritje edhe pse është vështirë për të definuar numrin e votave që ka marë në zgjedhjet parlamentare, duke pasur parasysh se ishte në koalicion me LSDM-në. Rënie prej 5.000 votave ka edhe PDSH e cila tani ka fituar 8.503, kurse vitin e kaluar kishte 13. 930 vota, shkruan Zhurnal.

Numri i përgjithshëm tregon rënie të daljes së votuesve shqiptarë në zgjedhje në krahasim me ato të vitit të kaluar.

Në numrin e përgjithshëm të votave nuk kemi përfshirë votat për Këshillin e qytetit të Shkupit, sepse shkupjanët votojnë dy herë – edhe në komunat ku jetojnë edhe në qytetin e Shkupit.  

Në votimet për Këshillin e Shkupit, votat janë shpërndarë kështu – BDI 26.330, ASH-AA 11.445, Besa 2.302, PDSH 669. Poashtu nuk janë përfshirë as rezultatet në komunën Çashkë, ku BDI-ASH-AA kanë garuar me listë të përbashkët dhe kanë fituar 1.339 vota.

Kurse më poshtë ju sjellim votat në të gjitha komunat tjera, të radhitura sipas rendit alfabetik.

Haraçinë – BDI 2.124, ASH-AA 766, LSDM 1.824, Besa 315

Manastir – BDI -1.499, ASH-AA 399,

Bogovinë – BDI 4.411, ASH-AA 2.458, Besa 2.129, PDSH 449

Bërvenicë BDI 1.156, ASH-AA 986, Besa 892, PDSH 235

Butel – BDI 2.394, ASH-AAA 1.149, Besa 397,

Veles – BDI 1.017,

Vrapçisht – BDI 3.231, ASH-AA 3.599, Besa 557, PDSH 275,

Gazi Babë – BDI 1.440, ASH-AA 688,

Gostivar –BDI 8.296, ASH-AA 8.856, Besa 897, PDSH 559

Dibër – BDI 2.866, ASH-AA 2.571, Besa 159,

Dollnen – BDI 1.036, ASH-AA 670, Besa 417,

Zhelinë – BDI 3.534, ASH-AA 835, PDSH 176, Besa 3.448,

Zlenikovë – BDI 152, ASH-AA 106, Besa 203,

Jegunovc- BDI 799, ASH-AA 397, Besa 135, PDSH 60,

Kercove – BDI 7.125, ASH-AA 1.497,

Krushevë – BDI 297, ASH-AA 367,

Kumanovë – BDI 5.060, ASH-AA 2.556, Besa 1.232, PDSH 300,

Likovë – BDI 5.563, ASH-AA 1.944, Besa 708, PDSH 339,

Mavrovë Rostushë – BDI 353,

Ohër – BDI 2.349, Besa 279,

Petrovec- BDI 355, ASH-AA 350,

Pllasnicë – BDI 873,

Resnjë – BDI 387, ASH-AA 34, Besa 207,

Saraj- BDI 9.738, ASH-AA 2.770, Besa 951, PDSH 91,

Sopishtë – BDI 573, ASH-AA 263,

Strugë – BDI 8.737, ASH-AA 6.535, Besa 1.017, PDSH  453,

Studeniçan – BDI 1.775, ASH-AA 1.488, PDSH 1.784, Besa 336,

Tearcë – BDI 2.880, ASH-AA 1.774, Besa 1.623, PDSH 910,

Tetovë – BDI 10.114, ASH-AA 3.912, Besa 8.367, PDSH 2.526,

Qendra Zhupë – BDI 121,

Çair- BDI 10.887, ASH-AA 6.805, Besa 1.057, PDSH 254,

Çashkë- BDI-ASH-AA 1.339,

Çucer Sandevë – BDI 554, ASH-AA 528,

Shuto Orizare – BDI 1.434, ASH-AA 666, Besa 100, PDSH 92

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy