Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rezultoi ish- sigurims, Lleshaj mbron Gjovalin Lokajn: Mbaj përgjegjësi për emërimin e tij

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbrojtur drejtorin e departamentit të sigurisë publike në polici, Gjovalin Lokajn, i cili rezultoi të kishte qenë punonjës i sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës.

Lleshaj tha se mban përgjegjësi për emërimin e tij dhe se Lokaj ka dhënë kontribute të mëdha në sigurinë e vendit.

“Për emërimin e Gjovalin Loka, unë si ministër e kam emëruar dhe sigurisht mbaj përgjegjësi. Opozitës nuk i jap asnjë përgjigje, sepse janë aludime të pambështetura dhe të pabaza.

Gjovalin Loka është drejtues i lartë i policisë së shtetit dhe një drejtues që ka dhënë kontribut për sigurinë e këtij vendi. Ka kaluar me sukses procesin e vetingut dhe është në krye të detyrës me krejt motivim dhe mbështetjen tonë”, tha Lleshaj.

Kujtojmë se Lokaj e kaloi vettingun në polici më datë 19 gusht pavarësisht gjetjes së ai ka qenë sigurims dhe nuk e ka deklaruar këtë fakt. Pavarësisht kësaj, Lokaj e kaloi vettingun me argumentin se në kohën kur ka punuar si sigurims, ai nuk ka firmosur asnjë dokument.

Postime të ngjashme

Pandemia nxit sjelljen kursimtare, të pasurit më të pasur, 930 mijë individë me llogari bosh në banka

S.B.

VIDEO/ Rama publikon rrëfimin e çiftit të të moshuarve që u bënë me shtëpi të re, pas tërmetit: Sikur lindëm për së dyti!

S.B.

Basha: Korrupsioni i përhapur në çdo degë të shoqërisë, 34 për qind e familjeve shqiptare paguajnë ryshfet për shërbime bazike

S.B.

Vaksinimi masiv i shqiptarëve me vaksinën kineze Sinovac

Z H

“Durrësi mezi po pret ndryshimin më 25 prill”, Igli Cara: Qyteti bregdetar po bëhet i pajetueshëm, paratë e investimeve janë bërë beton

S.B.

Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...