Agjencia Zhurnal.mk

Rezultoi pozitiv me koronavirus, vdes fëmija 1 vjeç në SHBA

Ndërron jetë një fëmijë motak në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Vdekja e fëmijës që ende nuk kishte mbushur 1 vjeç, u raportua nga Departamenti i Shëndetit Publik i Illinois (IDPH) të shtunën. Zyrtarisht u tha se fëmija ishte prekur nga koronavirusi, megjithatë Covid-19 nuk është përcaktuar ende si shkaku përfundimtar i vdekjes.

Fëmija u diagnostikua me koronavirus, para se të vdiste.

“Kjo është hera e parë që një foshnje e infektuar nga Covid-19 vdes”, tha drejtori i IDPH, Dr. Ngozi Ezike në një deklaratë.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Nëse jo për të mbrojtur veten tonë, por për të mbrojtur ata që na rrethojnë,”-tha ai më tej.

Fëmijët dhe foshnjat nuk janë konsideruar deri tani si të ekspozuar ndaj rrezikut nga Covid-19.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...