Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Riafirmohet mbështetja për fillim të negociatave me BE-në në takimin Dimitrov-Dendias

Shkup, 13 maj – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi, në margjinat e Forumit Ekonomik Delfi, sot në Athinë, pati takim te-a-tet  me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendiasin në të cilin krahas marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe intensifikimin e bashkëpunimit në shumë fusha, të dy biseduan edhe për ngjarjet aktuale në rajon.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, fokus i veçantë në takim është vendosur në rëndësinë e fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, si dhe për rajonin, ashtu edhe për kredibilitetin e Unionit në Ballkan.

“Gjithmonë theksoj se interes më i madh nga Maqedonia e Veriut evropiane kanë pikërisht fqinjët tanë, të cilët janë suksesi ynë në inkuadrimin drejt BE-së, sigurojnë sukses edhe për vetveten si kampionë në rajon, dhe Greqia është shembull i shkëlqyer për këtë”, tha Dimitrovi.

Ministri grek Dendias, theksohet, ka theksuar se Greqia është e përkushtuar fuqimisht në të ardhmen evropiane të rajonit dhe se dëshiron mbajtjen e konferencave ndërqeveritare, si hap i parë në negociatat inkuadruese, edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë fqinje.

Postime të ngjashme

Arrijnë edhe 12.870 doza të vaksinës “Fajzer” nga dërgesa e rregullt

Dafina Vidishiqi

Në gjimnazet e Dibrës, në vitin e parë mund të regjistrohen 308 nxënës

Dafina Vidishiqi

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...