Ribalanci i Buxhetit në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet

Shkup, 12 korrik – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajë Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet, ku do të debatohet për ribalancin e Buxhetit për vitin 2021, në lexim të dytë.

 

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel të 222,6 miliardë denarëve dhe janë për rreth 10 miliardë denarë ose 4,7 për qind më të larta në krahasim me projeksionet iniciale, ndërsa harxhimet e përgjithshme janë në nivel të 268,8 miliardë denarëve ose më të larta për rreth 21 miliardë denarë. Harxhimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 30,5 miliardë denarëve ose për 6,5 miliardë denarë më të larta në krahasim me planin për vitin 2021.

Deficiti është projektuar në vlerë prej 46,2 miliardë denarëve, respektivisht 6,5 për qind nga BPV, ndërsa shkalla e inflacionit është paraparë të jetë 2,1 për qind.

Sipas kompetentëve, ribalanci do të thotë stabilizim të ekonomisë, ndërsa në të segmente kyçe janë rritja e investimeve kapitale dhe vazhdimi i përkrahjes për ekonominë. Për opozitën, megjithatë, ribalanci është rryshfet parazgjedhor.

Debati për ribalancin filloi më 1 korrik

Related posts

Dendias nesër për vizitë zyrtare në vend

Z H

ESHS: Regjistrimi në terren po kryhet me intensitet të zvogëluar

N E

Fundi tragjik i çiftit nga Tetova, Zarifja nuk iku nga zjarri, u dogj duke shpëtuar bashkëshortin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com