Rice i gatshëm të vazhdoj kontratën me West Hamin, por dëshiron klauzolë largimi

Declan Rice ka mbetur edhe më tej te West Ham United, përkundër interesimit të madh nga Chelsea dhe Manchester United.

 

Mesfushori anglez është njëri nga më të vlerësuarit në Ligën Premier dhe vlera e tij kalon shifrën e 70 milionë eurove.

Megjithatë West Ham ka refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij, pasi duan ta mbajnë edhe për disa vite kapitenin në radhët e veta.

Londinezët i kanë ofruar kontratë të re lojtarit, ku do të bëhej më i paguari në histori të klubit, por Rice ende nuk e ka vazhduar kontratën.

22-vjeçari aktualisht është në kontratë me ‘Hammers’ deri në vitin 2024, derisa kontrata e re do ta mbante atë të lidhur me klubin deri në vitin 2026.

Megjithatë mediat angleze kanë raportuar se vet Rice ka kërkuar nga klubi që me kontratën e re t’i vendoset një klauzolë largimi.

Reprezentuesi anglez konsiderohet si njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në Angli, derisa është pjesë e ekipit të parë të West Ham nga viti 2017.

Related posts

Chelsea po mendon ta blindojë Rudigerin me kontratë të re, por gjermani kërkon pagë sa të Lukakus

D V

Nuk ka dyshime, Leo Messi qëndron në Barcelonë edhe 5 vite

Z H

Messi rikthehet në Barcelonë, gati kontrata e re në të cilën ka pranuar ulje të konsiderueshme të pagës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More