Richard Gere do të largohet nga SHBA-s për të jetuar në…

nga Xh M

Richard Gere po i thotë lamtumirë Shteteve të Bashkuara dhe po përgatitet për një kapitull të ri të jetës së tij në Spanjë.

Aktori 75-vjeçar, i njohur për rolin në “Pretty Woman”, ka shitur shtëpinë e tij në New Canaan, Connecticut, për 10.75 milionë dollarë, duke e bërë këtë hap pas njoftimit të tij se do të transferohet në vendin e origjinës së gruas së tij, Alejandra Silva.

Në një intervistë për “Vanity Fair Spain” në prill, aktori shprehu dëshirën për të kaluar më shumë kohë në Spanjë, pas gjashtë vitesh martesë në SHBA. Ai e vlerësoi shumë bujarinë e gruas së tij, duke theksuar se kishte kaluar një periudhë të mrekullueshme në jetën amerikane dhe tashmë ishte koha të ndajë një pjesë të jetës së tij në Spanjë me të.

Shtëpia që aktori shiti ishte një vilë luksoze me gjashtë dhoma gjumi dhe 11 banjo, e blerë nga ai në vitin 2022 për 10.8 milionë dollarë. Ajo ishte më parë pronë e çiftit Paul Simon dhe Edie Brickell dhe përfshinte një vilë mysafirësh, pishinë dhe kopshte të shumta, gjithsej në një sipërfaqe prej 32 hektarësh.

Richard Gere dhe Alejandra Silva u martuan në vitin 2018, pas një lidhjeje trevjeçare, dhe kanë dy djem, Alexander dhe James. Gere ka pasur dy martesa të tjera më parë, me modelen Cindy Crawford dhe aktoren Carey Lowell, me të cilën ka një djalë, Homer. Alejandra gjithashtu ka një djalë nga martesa e saj e mëparshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More