Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni Shqipëri TOP LAJM TOP LAJM - KS

Richard Grenell: Nuk kam dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Richard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun me Serbinë, ka folur për dokumentin që besohet të ketë rrjedhur nga kryeministria sllovene, i cili reflekton qëndrimet e këtij shteti për ndërrimin e kufijve në Ballkan, përfshirë edhe ato të Kosovë.

Grenell në Twitter, i ka reguar një raportimi të “Al Jazeera” e cila shkruan se dokumenti për kufijtë ku përfshihet Bosnja, “ngjallë” frikën për dhunë në rajon.

Ish-ambasadori i përfshirë në çështjen Kosovë-Serbi, thotë se nuk ka dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti.

Për këtë çështje, ai ka fajësuar mediat se në një farë forme po i zmadhojnë spekulimet.

“Nuk kam dërgjuar askënd as në BE as në qeverinë e SHBA-ve që t’i jap kësaj kredibilitet. Media po i zmadhon spekulimet”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, dokumenti i cili ka qarkulluar tash e disa ditë në media ka shkaktuar reagime të mëdha dhe shqetësime tek qarqe të ndryshme politike në rajon e Evropë.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...