Agjencia Zhurnal.mk

RIDEA prezanton studimet rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka prezantuar studimet e radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Qerim Qerim nga ky institut, ka thënë se rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut janë të pamundura që të rikthehen në përditësim, duke përdorur shembullin se “të vdekurit nuk mund të rikthehen në jetë”, njofton Klan Kosova.

Ndërsa profesori Iraj Hashi ka thënë se nuk është bërë shumë për Trepçën dhe se ky duhet të jetë prioritet i Qeverisë së ardhshme.

“Ka pasur edhe studime të fizibilitetit të cilat duhet të bëhen si hap i pare për rivitalizim të pjesëve të Trepçës. Pas vitit 2017, pas ligjit të Trepçës, kompanitë e huaja gjermane kanë bërë një studim për Trepçën që mund të jetë profitabile”.

“Nuk ka nevojë për investime te mëdha, mund të vazhdohet me këto tre miniera e më vonë duke vazhduar edhe me tre mijëra të cilat janë nën ujë. Tek zinku dhe plumbi, tregu nuk ka shumë interesim”.

“Duhet te bëhet me ndonjë subvencion që të funksionalizohet më vonë. Për metalet tjera si argjendi, ari dhe metale të tjera të rralla ata nuk kane bëre ndonjë rekomandim, por kane thënë se ka nevojë për një studim tjetër”.

“Jo shumë gjëra kanë ndodhur për Trepçën, shpresojmë që Qeveria e re ta ketë prioritet Trepçën sepse është aset shumë i rëndësishëm i Kosovës”.

“A ka ndonjë para llogari për dëmet që i ka shkaktuar Serbia Trepçës? Nuk e di dhe nuk mendoj se kjo ndonjëherë është kalkuluar, por dokumentet ekzistojnë – dihet sa punëtorë janë larguar nga puna, sa kanë qenë pagat e tyre të pa paguara për 10 vjet”.

“Komisioni duhet të llogarisë saktë demin që i është bëre Trepçës, asetet që janë larguar, nuk janë mirëmbajtur për çka më pas kompania ka hyrë në borxh. Çka ka mbetur është aparatura e vjetër, objekti i vjetër për të cilin nevojitet një investim shumë i madh”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...