Ridvan Berisha: Kurti sot e shkeli me dy këmbë Marrëveshjen e Uashingtonit

Gazetari Ridvan Berisha në emisionin Natë Vere në T7, ka thënë se kryeministri Albin Kurti shkeli marrëveshjen e Uashingtonit që nënshkroi ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.

 

Berisha tha se Kurti këtë shkelje të marrëveshjes e bëri duke mos u bërë pjesë e forumit të liderëve për ta themeluar një zonë të përbashkët të tregtisë së lirë dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.

Takimi i tillë u mbajt dje në Shkup në mes të kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Për herë të parë kryeministri e shkel marrëveshjen e Uashingtonit. Po flas për SHBA’të, garancinë e shtetit tonë. Kurti pa dhënë asnjë shpjegim, nuk ju ka bashku forumit të liderëve për ta bërë një zonë të përbashkët të tregtisë së lirë dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave”, është shprehur Berisha.

“Bashkëpunëtorët e tij e dinë më mirë karakterin e tij paranojak, siç foli në Kuvend për thikat mbi hartën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Berisha.

“Sot, me dy këmbë e kemi shkel një zotim ndërkombëtar”, shtoi Berisha.

Related posts

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

D V

Vrasja në Pejë, Sveçla: Policia tashmë ka arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje

D V

Kosovë/ Avokati refuzon ta mbrojë të dyshuarin për vdekjen e 18 vjeçares

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com