Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Rifillon punën drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, rifilloi punën, me ç’rast ka mbajtur takim me menaxhmentin e lartë, në të cilin u diskutuan aktivitetet në vijim, planet dhe objektivat për këtë vit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm, andaj kryeministri Albin Kurti, në zbatimin të vendimit të KPMSHCK më 17 maj 2021, ka marr vendim për kthim të menjëhershëm të Ilir Murtezajt në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës.

Drejtori Murtezaj tha se do të vazhdojnë që të punojnë më përkushtim aty ku e kanë lënë punën.

“Prioritetet dhe objektivat  e ATK-së do të kenë jetësim, nëse secili prej nesh do të punojë me profesionalizëm dhe dinjitet. Po ashtu, ai tha se jemi dëshmitar që ATK sikurse çdo institucion tjetër është duke u përballur me pasojat e pandemisë COVID 19, mirëpo, theksoj se ne jemi ata që mund të ri-marrim prapë proceset të cilat janë dëmtuar”, tha ai.

Drejtori Murtezaj në fund të këtij takimi potencoi se shteti më shumë se kurrë ka nevojë të fuqizohet.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Dafina Vidishiqi

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Dafina Vidishiqi

Kurz: Brukseli e humb besushmërinë nëse nuk mban premtimet ndaj Kosovës dhe Serbisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...