Showbiz

Rihanna e prezantoi koleksionin e ri “Savage X Fenty” me një shou fantastik

Zhurnal Ads

Për herë të dytë, Rihanna po bashkëpunon me platformën digjitale Amazon Prime, për ta lansuar koleksionin e ri të të brendshmeve “Savage X Fenty”. Ky shou special u transmetua më të premten më 2 tetor.

Yje të shumë të showbizit ishin pjesë e sfilatës artistike dhe të veçantë të këngëtares Rihanna, të tillë si Paris Hilton, Demi Moore, Bella Hadid, Laura Harrier, Cara Delevigne, Lizzo dhe të tjerë.

“Përgatitja e këtij shou kërkon shumë punë. Ka aspekte dhe kategori të ndryshme të cilat i kisha menduar, sepse kur realizon koleksion i cili i dedikohet të gjitha tipave të grave, atëherë dëshiron që të gjithë të jenë pjesë e shout. Unë gjithmonë kam dashur të krijojë produkte të cilat i përfaqësojnë të gjitha gratë, edhe ato që në industri zakonisht nuk prezantohen si gra seksi, por që në fakt janë shumë tërheqëse. Ato janë seksi dhe duhet ta dinë këtë gjë, si dhe të vlerësohen për atë që janë,” ka deklaruar Rihanna.

Pjesë e rëndësishme e shout, përveç parakalimit të modeleve të përmasave, moshave dhe gjinive të ndryshme, ishin edhe performancat e yjeve në skenë në mesin e së cilëve ishin: Bad Bunny, Ella Mai dhe Rosalia, transmeton Koha.

Për herë të parë brendi i të brendshmëve “Savage X Fenty”, e lansoi koleksionin e të brendshmëve për meshkuj dhe djali i reperit të famshëm Puff Daddy, Christina Combs, është ambasador i këtij koleksioni.

Për shkak të masave të sigurisë nga COVID-19, ngjarja spektakolare u xhirua pa praninë e publikut në sallë, dhe Rihanna bëri të ditur se ruajtja e shëndetit ishte prioriteti kryesorë i gjithë ekipit.

Të gjitha produktet e përfshira në shou tashmë janë në dispozicionin e publikut, dhe mund të blihen online në “Savage X Fenty” dhe “Amazon Fashion”.

Postime të ngjashme

Mësohet arsyeja se përse Luana Vjollca po shoqërohet gjithë kohën nga sigurimi privat

admin

Pandemia Covid-19/ ​Erdogan “mbyll” Turqinë

S.B.

Adriana dhe i dashuri i saj mirëpriten në Shqipëri nga kjo aktore e njohur

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...