Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rihapja e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, flet për herë të parë Mediu: Sjellja e SPAK ka pikëpyetje! Ata që dinë të lexojnë…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, njëkohësisht aleat i Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit ka folur për herë të parë në “Breaking” në Top News pas rihapjes së hetimeve nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Mediu theksoi se lajmin e mësoi nga mediat dhe sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje se kanë tejkaluar afatet, por do të marrë veprime pasi të shohë se si do të sillet Prokuroria e Posaçme.

“Ju thashë që në këtë vend nuk ka shtet, ka një njeri që dikton çdo gjë dhe çdo gjë është politike. Nuk kam një qëndrim derisa të njihem me faktin. Për sa kohë janë tejkaluar afatet, kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Unë nuk do të shoh se ç’bën SPAK, patjetër që do të marr veprime”, tha Mediu.

Ndër të tjera, Mediu shtoi se kjo rihapja e hetimeve nuk ka të bëjë aspak me mandatin, ndërsa shtoi se kjo çështje “po bëhet nga politika sepse në Shqipëri nuk ka më as institucione dhe Kushtetutë”.

“Nuk besoj që ka të bëjë me mandatin, e kanë dhënë qytetarët. Lodrat politike pastaj… Shpresoj të ndahet një herë e mirë, politika shqiptare ka arritur në batak që nuk ka më as institucione, as kushtetutë dhe kjo është në kurriz të shqiptarëve.

Unë po ju them që vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë nuk i kam marrë unë. Ata që dinë të lexojnë, dinë dhe të kuptojnë, ata duan të bëjnë politikë, le të bëjnë politikë”, tha Mediu.

Postime të ngjashme

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ informon shqiptarët: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Bekim Laçi

Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit në +50 vjeç

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...