Riker: Më me rëndësi është të shfrytëzohet historia që të formohet e ardhmja

Shkup, 2 korrik –Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker sonte në televizionin “Sitell” ka deklaruar se patjetër të nisin bisedimet për Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian pasi vendi gjeografikisht dhe politikisht është pjesë e Evropës.

 

“Para një viti, BE konfirmoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim. Ai është ende qëndrim i tyre, por duket se ka pengesa për çka ne jemi shumë të zhgënjyer dhe ajo patjetër të tejkalohet. Kam besim të plotë se do të bëhet, pasi Maqedonia e Veriut është shtet evropian”, ka thënë Riker.

Vlerësoi se vendi është në rrugën e duhur dhe se duhet të fokusohet në reformat duke shtuar se SHBA mbetet aleat i tyre. Ka shtuar se rajoni është përplot me histori, por me rëndësi është të shfrytëzohet historia që të formohet e ardhmja.

Atë që e mësuam nga historia është se nuk mund të ndryshojmë historinë, mund ta ndryshojmë të ardhmen. Por poashtu nuk mund ta ndryshojmë edhe gjeografinë. Duam ta shohim këtë pjesë të Evropës edhe më të fuqishëm, prosperues dhe më të sigurt. Unë jam i bindur se ashtu edhe do të jetë”, ka thënë Riker.

Marrëveshja e Prespës, sipas tij është dokument i jashtëzakonshëm dhe shembull për diplomaci bashkëkohore.

“Marrëveshja e Prespës ka qenë vizionare, e guximshme, përpjekje diplomatike ku nevojitet liderizëm i vërtetë dhe ajo është diçka për të cilën SHBA-ja shumë krenohet. Ne tentuam ta luajmë rolin tonë, të inkurajojmë dhe ndihmojmë në këtë proces që është udhëhequr nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia dhe liderët e juaj”, ka thënë Rikeri në pjesëmarrjen e sontme në televizionin Sitell.

Related posts

Të hënën ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

R Zh

Përmes grantit të Komunës së Tetovës janë siguruar automjete dhe pajisje për ndërmarrjen komunale

D V

Koalicioni “Ndryshojmë” i jep ultimatum Qeverisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More