Rikonstruohet rruga në fshatin Bojanë, ndërtohet rrjet i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit

Shkup, 7 shtator – Në vijim është rikonstruimi i rrugës lokale në fshatin Bojanë të Komunës së Sarajit. Gjatësia e përgjithshme e kësaj rruge është 3 kilometra, me gjerësi prej 5.8 metrave. Paralelisht me punimet e rindërtimit të rrugës, është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa vendoset edhe shteg për këmbësorë.

 

Siç përmendi kryeministri Zoran Zaev, i cili sot mori pjesë në inspektimin e punimeve ndërtimore në Bojanë, tani më 50 për qind e punimeve janë përfunduar.

Ai theksoi se projekti përfshin një shteg modern dhe të sigurt për këmbësorë, si dhe zona të gjelbra në gjatësi prej 4 kilometrave.

“Me këtë projekt për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe rrugëve lokale në komuna, ne përmirësojmë jetesën urbane, sigurojmë zhvillim ekonomik lokal, siguri në komunikacion dhe komunikim më të mirë mes qytetarëve”, tha Zaev.

Për momentin, siç tha,, po punohet në mënyrë aktive në rindërtimin e rrugëve në komunat Kaprosh, Gjorçe Petrov, Tetovë, Kratovë, Berovë, Makedonski Brod, Prilep, Negotinë dhe të tjera.

Sipas Kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, rindërtimi i kësaj rruge është dëshmi se si përmes një bashkëpunimi në mes të Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, të ndihmuar nga Qeveria, ata arritën që së bashku ta zgjidhin këtë dekadë problem i qytetarëve të fshatit Bojanë.

“Ky fshat është vendbanimi i fundit në qytetin e Shkupit drejt komunës kufitare të Zhelinës, dhe për shumë dekada është harruar dhe neglizhuar nga autoritetet e qytetit”, deklaroi Shilegov, i cili sot inspektoi punimet ndërtimore në Bojanë.

Shilegov theksoi se bëhet fjalë për mjete buxhetore të qytetit të Shkupit prej rreth 83 milionë denarë.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, në inspektimin e sotëm të ndërtimit të rrugës, theksoi se ky është një investim prej mbi 83 milionë denarë. Rruga është rreth 3 kilometra dhe me të gjitha standardet e gjerësisë, kanalizimet e stuhive, rrjetin e furnizimit me ujë dhe trotuaret.

Edhe Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, i cili gjithashtu ndoqi punimet e ndërtimit, vuri në dukje se kjo është dëshmi se bëhet fjalë për të ardhmen e qytetarëve, të ardhmen e brezave të ardhshëm, por edhe për të mirën e të gjithë qytetarëve në shtetin tonë.

Related posts

Vendet e Vishegradit PRO “Mini Schengen-it”: Mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së

D V

Masat aktuale për hyrje në Greqi vazhdohen për edhe një javë

Z H

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com