Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rikrijoi mbrëmjen e overdozës në videoklipin e ri “Dancing With The Devil”, Demi Lovato: Ishte shumë e vështirë

Demi Lovato ka treguar se ka qenë një sfidë e madhe për të realizuar videoklipin e saj të ri muzikor të quajtur, “Dancing With The Devil”.

Këngëtarja 28 vjeçare u hap në lidhje me këtë sfidë në një postim në Instagram që tregoi një klip të videos, i cili rikrijoi momente nga mbidoza që për pak i mori jetën.

“Krijimi i videoklipit për Dancing With The Devil nuk ishte xhirimi më i lehtë që kam bërë. Unë bëj art për t’u shëruar dhe frymëzuar të tjerët. Unë jam këtu sot dhe jam e lumtur që edhe ju jeni”, ka shkruar ajo.

Klipi alternohet midis një skene ku Lovato shfaqet e veshur me një xhaketë të gjelbër që është e ngjashme me atë që thuhet se kishte veshur natën e mbidozimit dhe po qëndronte në një shtrat spitali me një tub në hundë.

Postimi i Lovatos mori më shumë se katër milionë shikime dhe një milion pëlqime në Instagram.

Mijëra komentues përgëzuan dy herë të nominuarën për ‘Grammy’ për rrëfimin e historisë së saj.

“Uou Demi. Faleminderit që na lejuat në këtë”, shkroi modelja dhe prezantuesja Ashley Graham.

“Shpërndarja e traumës tuaj për të ndihmuar të tjerët është përtej frymëzuese”, komentoi Olivia Rose. “Ju jepni shumë, kujdesuni për veten shumë engjëll”.

“Kjo ishte videoja muzikore më e vështirë që mendoj se më është dashur të shikoj ndonjëherë”, tha një fans. “Por mesazhi është shumë i rëndësishëm”.

Demi gjithashtu ka rrëfyer më herët se çfarë ka ndodhur gjatë asaj mbrëmje në dokumentarin e saj.

“Mora një shishe vere të kuqe atë natë dhe nuk kaluan as 30 minuta para se të merrja në telefon dikë që kishte drogë. Përfundova në një ndejë dhe u ndesha me shitësin e vjetër të drogës të gjashtë viteve më parë. Atë natë mora drogë si kurrë më parë. Jam shumë me fat që jam gjallë”, theksoi më tej Demi Lovato.

Postime të ngjashme

“Kurrë nuk do të rritëm!”, Sara Hoxha poston foto të festës së ditëlindjes së saj

Dafina Vidishiqi

“Prit pak” i thotë Xhensila Lumit B

Dafina Vidishiqi

Rita tregon gjoksin, pozon në të brendshme

Dafina Vidishiqi

Molly e Love Island, në top formë në paraqitjen e saj

Dafina Vidishiqi

Pas lajmeve se janë ndarë, reagojnë Mozzik dhe Loredana

Dafina Vidishiqi

Deputetja e VV-së i hip biçikletës sugjeron të shkohet me të në punë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...