Rikthehen kolonat e gjata në vendkalimet kufitare, dy orë pritje në Merdar

nga D V

Bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë, po përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të mëngjesit të sotëm (ora 07:33), bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 05 deri në 10 minuta, përveç te te Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët po presin deri në deri 30 minuta për të kaluar kufirin e Kosovës, raporton Telegrafi.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More