Rikthehen pritjet për dokumentet

nga Xh M

Shkup, 14 qershor – Qytetarët e anketuar thonë se presin nga 1 deri në 3 muaj për marrjen e dokumenteve personale. Ata thonë që autoritetet kompetente duhet të marrin masa që t’i marrin dokumentet në afat më të shkurtër kohor.

Qytetarët thonë se ndonëse vonohen dokumentet e dorëzuara për pasaportë, letërnjoftim dhe patentë shoferë, parregullsi e madhe është edhe nëpër sportele ku presin qytetarët.

“Të tre i kam pas, letërnjoftimin, lejen dhe pasaportën. Sot u fotografova, më thanë për letërnjoftimin dhe lejen një muaj, ndërsa për pasaportën dy muaj të pres, d.m.th. është e tepërt.”, – tha një qytetar.

“Gati e kam patentë shoferin, por ma kanë humbur. 5 herë që vij dhe nuk mund ta marr. Edhe kjo ndodh në shtetin tonë.”, – tha një qytetar.

“A keni prit gjatë?, – “Tre muaj.”, – tha një qytetar tjetër.

“Për pasaportën kam ardhur, tash e kam gati. Kam pritur dy muaj e gjysmë për ta marrë. Shumë gjatë presim për të marrë dokumentet, kjo nuk është në rregull.”, – tha një qytetare.

“Më 9 prill jam fotografuar. Nuk e di ende a është gati dokumenti.”, – u shpreh një qytetar.

“Dorëzuam dokument për letërnjoftim dhe më thanë që do të jetë gati për 1 muaj.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

Nga MPB-ja thonë se janë shtuar kapacitetet e personelit dhe po merren masa që qytetarët t’i marrin sa më shpejtë dokumentet e tyre. Sipas MPB-së, numri i qytetarëve të fotografuar për letërnjoftim është mbi 1 milion e 200 mijë qytetarë, për pasaportë mbi 1 milion e 500 mijë qytetarë dhe për patentë shoferi mbi 600 mijë qytetarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More