Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Rikthehen shfaqjet teatrale në Tiranë! Skena do të jetë në ambiente të hapura, nën masat anti-COVID

Ambientet e hapura do të kthehen në skenën e ekzekutimit të veprave sikurse do të jetë Amfiteatri i Akademisë së Arteve për “Këngëtaren Tullace” të Eugene Ionesco nga Teatri Metropol.

Ajo që na ka munguar më shumë përgjatë kësaj kohe mbetet teatri, jo në formën online por ai që ndjekim përballë dhe e duartrokasim për lojën aktoriale dhe emocionet që marrim. Por sikurse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teatrot kanë vendosur të rikthehen, me një kast të vogël aktorësh dhe për një publik të reduktuar.

Ambientet e hapura do të kthehen në skenën e ekzekutimit të veprave sikurse do të jetë Amfiteatri i Akademisë së Arteve për “Këngëtaren Tullace” të Eugene Ionesco nga Teatri Metropol.

Thelbi i veprës është kotësia, pra veprimet e kota të njerëzve të cilët nuk janë budallenj, nuk janë të pandërgjegjshëm, por rutina, përditshmëria, ajo që në shpesh herë nuk e vëmë re, na shtyn të shkojmë drejt disa veprimeve, disa reagimeve krejt të kota”, tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

Ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental ka zgjedhur që këtë javë t’ia kushtojë publikut të vogël.

“Hansel dhe Gretel” do shfaqet të mërkurën dhe “Drejt Imagjinatës” të premten për të vegjlit në ambient të hapur.

“Ishte konceptuar ndryshe, ishte konceptuar për t’u dhënë brenda, dritat kishin një pjesë të madhe të efektit që do të krijonte te fëmijët”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Por si ka qenë ky vit për komunitetin e artistëve?

Natyrisht është si të mos komunikosh me një person apo me një grup personash dhe a e vështirë është të rikthehesh pas një viti, të rivendosësh kontaktin, komunikimin”, tha tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

Ka sjellë një të mirë sepse na ka bërë të mendojmë gjatë dhe na ka lehtësuar anën kreative, kështu që unë ndjej që jam rritur gjatë kësaj periudhe, edhe pse me vështirësi”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Edhe pse në vendet fqinje dhe përtej artistët janë rikthyer në skenë duke respektuar një sërë masash, këtu nuk ka ende një sinjal për të ekzekutuar veprat në skenat teatrore.

Postime të ngjashme

Folk Fest trazoi atmosferën e Shkupit

Z H

Në sesionin e Komitetit për Trashëgimi Botërore pranohet aplikacioni për ndërtimin e kapaciteteve të Entit dhe muzeut-Ohër

D V

Koncert “Fryma modern e këngës së vjetër qytetare” të Laura Kërliut

Z H

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

D V

Koncert i parë solistik nga Laura Krliu

Z H

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...