Rikthehen sot punimet e Kuvendit, mbahen Konferenca e Kryetarëve dhe seanca plenare

nga D. V.

Sot do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka thirrur paraditen e sotme Konferencën e Kryetarëve, ku sipas rendit të ditës pritet të shqyrtohet projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.

Gjithashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025 si dhe Raporti i Monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.

Po sot në orën 12:00 do të mblidhet seanca plenare.

Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More