Rikthehet fokusi në infrastrukturë, projekte madhore që do të ndikojnë në progres ekonomik!

nga I.A

Shkup, 23 janar – Zhvillimi e investimi në infrastrukturë është përpjekje e qartë për zhvillim dhe progres si të brendshëm ngjashëm edhe të jashtëm. Kurrë nuk është vonë nëse pushteti i kaluar ka pasur prioritete tjera tani pushteti aktual domosdo duhet t’i rikthehet projekteve të rëndësishme infrastrukturore që kryekëput janë në interes të qytetarëve dhe krijimit të një progresi të shpejt ekonomik. Në këtë drejtim ministri i Ekonomisë, Besar Durimishi e ka cilësuar vitin që kemi hyrë si një vit të projekteve të mëdha infrastrukturore, shkruan Zhurnal.

Viti 2025 vit i projekteve të mëdha infrastrukturore –

Ministri i Ekonomisë Besar Durimishi e ka cilësuar vitin që kemi hyrë si një vit të projekteve të mëdha infrastrukturore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Durimishi njoftoi se qeveria ka miratuar “Vendim për dhënien e pëlqimit të programit vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025”.

Me këtë vendim miratohet Programi vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025 me të cilin parashifet ndërtimi, rindërtimi dhe rehabilitimi i shumë akseve rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut:
1. Projekte të cilët janë përfunduar dhe të cilët do të paguhen gjatë këtij viti:
•Rekonstruimi i rrugës regjionale Mateç – Likovë
•Rekonstruimi i rrugës shtetërore Ropalcë – Mateç
•Rehabilitimi i rrugës shtetërore Shkup – Tetovë
•Vendosja e sinjalizimit rrugor të seksionit Zhelinë – Tetovë dhe seksionit Saraj – Karpallëk
•Kompletimi i ndërtimit të autostradës A4, seksioni Bllacë – Shkup (kyçja Stenkovec)
2. Projektet të cilat do të vazhdojnë të realizohen edhe këtë vit:
•Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër
•Ndërtimi i rrethrrotullimit të Tetovës nëpërmjet kyçjes në Trebosh deri Neproshten (faza 1)
•Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë 9 (kyçja me rrugën lokale të fsh. Bllacë).
•Vendosja e sinjalizimit rrugor në rrugën shtetërore seksioni Tetovë – Kalimi kufitar Jazhincë
3. Projektet të cilat do të fillojnë gjatë këtij viti:
•Përfundimi i kyçjes në Bërvenicë
•Vendosja e sinjalizimit rrugor gjatë rrugës Zhelinë – Jegunovcë
•Sanimi i rrugëve Ohër – Shën Naum, rehabilitimi i rrugës Gjevgjeli – kufiri me Greqinë.

Durimishi poashtu thekson se gjatë këtij viti parashihet që të përgatitet projekt dokumetacioni për rrugën shtetërore Tetovë – Vendkalimi kufitar me Kosovën drejt Prizrenit.

Me mjete të Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashihet që të ndërtohet austostrada Bukojçan – Kërçovë e cila parasheh: – Projektimin, – Përgatitjen e projektit bazë – Mbikqyrje – Kryerja e punimeve të ndërtimit.

Gjithashtu me mjete të Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë këtij viti do të vazhdojë ndërtimi i autostradës, Shkup – Bllacë, faza e dytë. Gjithashtu do të vazhdohet me ndërtimin e austrostradës Kërçovë – Ohër.

“Ndërtojmë Korridorin 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Koridorin 10D (seksioni Prilep – Manastir)”, shtoi Durmishi.

Sipas Durmishit e gjithë kjo është falë ndryshimit me qeverinë VLEN.

Gjendja e autostradave katastrofale –

Autostrada Shkup-Kumanovë është shndërruar në një rrugë me gropa. Posaçërisht, aksi nga pikë pagesa Milladinovci deri në pikë pagesën Rramanli, është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse ky aks u sanua jo më larg se 6 vjet, por ngjan të jetë më e shkatërruar se pjesa tjetër e rrugës e ndërtuar nga koha e Jugosllavisë.

Pagesa të larta në dy pikë pagesa që qytetarët të shumtë frekuentojnë këtë autostradë, por ësrish ky buxhrt i grumbulluar nuk dihet ku përfundon. Sepse, krahas pagesave qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur për atë që paguajnë, shfrytëzojnë një autostradë shkatërruese e tejet të amortizuara, që rrezikojnë jetën e tyre pëshkak të gropave që janë në mes të autostradës që makina shumë lehtë mund të dalë nga rruga kryesore.

Mbase, në vendin tonë është shndërruar në normalitet ky fenomen që paguan shumë merr pak ose aspak. Shërbimi nën nivelin e duhur ndërkaq pagesat mbi nivelin e duhur. Ajo që diuhet të bëjnë qytetarët e këtij qyteti është të protestojnë dhe të bllokojnë autostradën që është korridor, dhe të kërkojnë që të paktën të lirohen nga pikë pagesa e fundit. Dhe, kërkesë shumë objektive është sanimi i autostradës në bazë të standardeve të duhura, para se të shtohet numri i aksidenteve me pasoja të pakthyeshme, humbje jete.

Ndërkaq, edhe përkundër pagesave shumë të larta dhe një buxheti shumë të madh të grumbulluar brenda një viti, e sipas Ndërmarrjes përgjegjëse ky buxhet është i paraparë për mirëmbajtje të autostradave, me një vështrim të lehtë shihet dhe kuptohet që gjendja e autostradave në vend është e mjerueshme. Prandaj, nuk dihet si dhe ku po shpenzohet ky buxhet. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More