Agjencia Zhurnal.mk

Rikthehet koronavirusi në Kinë, qyteti Harbin po kthehet në vatër tjetër

Në Harbin, kryeqytetin e provincës kineze Heilongjiang, janë ndaluar të gjitha tubimet publike, pasi është shënuar rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus, njofton CNN të mërkurën.

Sipas të dhënëve të Komisionit Nacional për Shëndetësi, dje në Heilongjiang janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19, për çka autoritetet kanë marrë masa për kufizim të lëvizjes.

Qeveria e provincës ka njoftuar se në kryeqytetin me 10 milionë, banorët mund të shoqërohen vetëm Brenda shtëpive të tyre.

Aktualisht në provincën Heilongjiang janë 54 raste me koronavirus, prej tyre 52 nga qyteti Harbin.

Qyteti Harbin ndodhet 480 kilometara në veriperëndim të Suifenhes, qytetit kinez në kufi me Rusinë, ku javën e shkuar u shënua rritje e rasteve.

Koronavirusi, që tashmë është shpallur pandemi, shpërtheu dhjetorin e vitit të shkuar në Wuhan të Kinës dhe deri më tash, në gjithë botën janë të infektuar me të mbi 2.5 milionë banorë, ndërkohë kanë vdekur rreth 180 mijë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...