Shkup, 11 shkurt – Rikthimi i alarmeve të rrejshme për bomba në shkolla rikthen edhe ndjenjën e frikës dhe pasigurisë si për nxënësit ngjashëm edhe për prindërit e tyre. Flasim për një problematikë të trashëguar nga pushteti i kaluar të cilët ishin të paaftë në detektimin e porositësve të këtyre alarmeve të rrejshme. E njëjta po ndodhë edhe sot, pra ndryshmi i pushtetit nuk ndiko asgjë në këtë drejtim. Siduket kjo është një problematikë më e thellë për të cilën duhet të kërkohet edhe ndihmë e jashtme, shkruan Zhurnal.
Rikthimi i pasigurisë në shkolla shenjë aspak e mirë –
Gjatë javës së kaluar në Numrin e Vetëm të Thirrjeve për Raste Urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza ka pasur gjithsej 2 028 thirrje prej të cilave thirrje “reale” ishin 58,68%, ndërsa 41,32% ishin për nevoja të tjera të qytetarëve. Siç bëri të ditur QMK, për polici ishin dërguar 74,43%, në Ndihmën Urgjente Mjekësore 20,82%, ndërsa te zjarrfikësit 2,89% nga thirrjet reale drejt 112 në QMK.
Nëpërmjet Numrit të vetëm të urgjencës 112, dje janë marrë mbi njëqind raporte për bomba të vendosura në shkollat e mesme dhe fillore në vend. Denoncimet për bomba i janë përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme për veprime të mëtejshme, pas çka MPB-ja me metoda operative në terren ka konstatuar se ato ishin të rreme.
Në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej tetë (8) zjarre të hapura, të gjitha janë shuar nga zjarrfikësit. Paralelisht, zjarret janë shuar edhe në zonat e banuara dhe urbane, siç raportojnë qendrat rajonale të menaxhimit të krizave të QMK.
QMK rajonal Shkup, informoi se për shkak të një defekti në rampën e vendkalimit hekurudhor te Tregu me shumicë, prej orës 16.46 deri në orën 17.42, komunikacioni hekurudhor ishte ndërprerë, sipas komunikimit koordinues operativ me Hekurudhat e Maqedonisë.
Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QMK bën me dije se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj rasteve urgjente.
Nga alarmet e rrejshme për bomba nxënësit humbin mësimin dhe janë të rrezikuar –
Ndërprerja e procesit arsimor fillimisht për shkak të pandemisë dhe së fundmi si rrjedhojë e orëve të humbura nga paralajmërimet për vendosje të bombave në shkolla, e ka ulur dukshëm cilësinë e arsimit. Pasojat direkte do të vërehen edhe në gjeneratat në vijim, e sidomos gjatë testimeve ndërkombëtare.
Kjo është e përsëritur pothuajse çdo ditë, e shumë shpesh brenda javës në qytete të ndryshme por caqet mbesin të njëjtat vitin që lamë pas. Shkollat dhe vendet që janë kryesisht më të frekuentuara nga qytetarët. Por, kjo ndikon në mënyrë shumë dhe prodhon pasoja “fatale” për gjendjen e arsimit. Sepse, orët e humbura të mësimit vështirë që do të kompensohen, por edhe nëse gjendet mënyra e kompensimit sërish nuk mësimi nuk do të jetë efektiv sikurse gjatë orëve tjera në kushte normale.
Nxënësit përpos që humbin mësimin ato janë edhe ët rrezikuar për sa i përket sigurisë së tyre, që organet e shtetit nuk janë në gjendje të garantojnë siguri në institucionet publike, shkollat. Kjo pasiguri shkakton edhe rëndim të gjendjes psikike të nxënësve.
Çfarë rreziku paraqesin këto alarme dhe a është paaftësia e shtetit për të identifikuar këto persona?
Alarmet për bomba të rrejshme paraqesin rrezik të veçantë për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse secili prej tyre mund të jetë viktimë e ndonjë sulmi të vërtetë. Qytetarët janë dëshmitarë të sulmeve të ndryshme që ndodhin në kryeqendra botërore, pak më herët në Wien të Austrisë, e së fundmi në Turqi, pra flitet për raste dhe sulme terroriste që marrin një numër të madh viktima të pafajshme. Prandaj, kur dëgjohen alarme për shpërthime të bombave sado që të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me alarm të rrejshëm sërish, përsëri është ndjenja e frikës që mos ndoshta këtë herë kemi një shpërthim të vërtetë.
Organet përgjegjëse të shtetit nuk janë të afta të detektojnë se kush janë personat që po kurdisin këto alarme të rrejshme, dhe kjo paaftësie e organeve të shtetit krijon në mënyrë të drejtpërdrejt pasiguri te secili qytetarë.
Në kohën që po zhvillohet lufta në Ukrainë, gjegjësisht gjenocidi rus në territorin e Ukrainës, pas një “pushimi” nga sulmet terroriste, i fundit në Turqi, krijohet domosdo ndjena e pasigurisë që pas shumë paralajmërimeve mund të ndodhë ndonjë sulm që mund të jetë me motive të ndryshme, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë sulm eventual të jetë edhe shkas për destabilizim të rajonit. /Zhurnal.mk