Rikthehet Renault 5, kësaj radhe në versionin elektrik

Kur në fillim të vitit u prezantuar Renault 5 Prototype, shumë kanë shpresuar se ky retro model do të shfaqet nëpër rrugë.

 

Renault tani ka konfirmuar se një gjë e tillë do të ndodhë dhe ka premtuar se si prodhimi serik do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi francez gjithashtu ka premtuar se portofolio i saj EV, do të jetë i disponueshëm në tërë Evropën.

Në panairin e veturave IAA Mobility në Minhen, Renault 5 e re është prezantuar – duke qëndruar pranë modelit klasik dhe që njëherit shënon 50-vjetorin e ekzistencës së këtij modeli.

E tani që u prezantuan pranë njëri-tjetrit, pasardhësi i tij elektrik vërehet se është më i madh sesa versioni origjinal.

Kjo veturë bazohet në platformën CMF-B që përdor Dacia Sandero e re, kurse ky model do të prodhohet në Francë.

Përveç Renault 5, pjesë e rëndësishme e strategjisë së Renaulution është edhe Megane E-Tech që së shpejti do të shfaqet nëpër rrugë – dhe që pritet t’i bëjë konkurrencë modelit ID.3 të Volkswagen. 

Related posts

Volkswagen prezanton veturën e re Taigo

D V

Bentley Bentayga me rrota me fibra karboni

D V

Britanikja ndalohet sepse po voziste 209 kilometra në orë – ky është arsyetimi qesharak i saj para policisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com