Sport

Rikthehet Superliga me derbin në Gjilan, Drita nikoqire e Prishtinës

Zhurnal Ads

Pas pauzës së detyrueshme në vikendin e fundit si pasojë e karantinimit të disa qyteteve me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe vendimit të Qeverisë për pezullim të sportit, Superliga e Kosovës në futboll vazhdon të martën (sot).

Në elitën e futbollit kosovar do të luhen tri ndeshje të martën dhe një të mërkurën, kurse derbi ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit është shtyrë. Kjo është bërë për shkak se sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku është ftuar nga Përfaqësuesja A e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji.

Megjithatë, të martën, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës do të zhvillohet një derbi, ai ndërmjet kampiones në fuqi, Dritës, dhe fitueses së Kupës, Prishtinës. Kjo ndeshje nis prej orës 13:30 dhe zhvillohet në Gjilan. Është dueli i parë i këtyre skuadrave këtë edicion pasi ndeshja e xhiros së tretë nuk është zhvilluar ende për shkak të angazhimeve të Dritës në gara evropiane.

Superliga – XII

E martë

Drita – Prishtina (13:30)

Llapi – Trepça ’89 (13:30)

Drenica – Feronikeli (13:30)

E mërkurë

Arbëria – Besa (13:30)

Ballkani – Gjilani luhet më vonë.

Postime të ngjashme

Kush s’do të dëshironte të luante për Barçën? Depay i hapur të kalojë në Camp Nou

XH,I

Ancelotti e kujton rastin me Fenomenin në pytjen për James Rodriguez

S.B.

Eriksen e thumbon Conten

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...