Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rikthim i vizave? Tare: Masë parandaluese kundër…

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme të rreme, sipas të cilave, Bashkimi Europian rikthen vizat me Shqipërinë. Viza ETIAS, që përkthehet Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtim, merret online vetëm 1 herë në 3 vjet, pa u paraqitur në asnjë konsullatë. Zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare, ishte i ftuar në Dita Jonë për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ETIAS.

”Bëhet fjalë për vitin 2023. ETIAS është një sistem elektronik i kontrollit që BE ka vendosur për zonën Shengen. Janë 62 vende që janë pjesë e Shengenit. Kjo është një gjë që bëhet vetëm për sistemin e sigurisë për zonën Shengen. Këto janë edhe Zvicra, SHBA, Australia e vende të tjera të rëndësishme”, tha Tare.

Agron Tare tregon më tej se aplikimi mund të bëhet online dhe do të jetë i vlefshëm për 3 vjet. “Do të bëhet një aplikim online që kushton 7 euro dhe do të ketë një afat vlefshmërie prej 3 vjetësh. T’i aty vendos të dhënat e tua biometrike dhe në pak minuta të vjen përgjigja. Nuk ka farë vështirësi. Qëllimi është për terrorizmin dhe emigrantët. SHBA e kanë aktualisht. Është një sistem që atje funksionon. Nuk ka fare vend për panik. Fatkeqësisht në Shqipëri këto përdoren dhe ai që e pëson është populli. Është një përdorim i ndyrë nga opozita”, u shpreh Tare për ”A2cnn”.

Postime të ngjashme

Makina përplas motorin dhe ‘zhduket

T E

Tragjedi në Itali, 18 vjeçari shqiptar humb jetën duke ngjitur malin

T E

Paloka: PD do ta fusë Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit

T E

“Mjekët s’më dhanë shpresa”, e reja historinë: Babi përgatiti shtëpinë

T E

Moti i mirë rikthen trafikun në Durrës, makina nga Tirana e Kosova për fundjavë në plazh

T E

Humbje e madhe për Valentina Leskajn, bashkëshorti i ish-deputetes humb betejën me Covid-19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...