“Rilind” Land Rover Defender i vjetër, tani ka katër motorë elektrikë

nga D V

Land Rober Defender është bërë me motor elektrik që përfshinë katër motor elektrik të vendosur pas çdo rrote, që i mundëson një rreze prej 246 kilometra me vetëm një mbushje.

Nëse përdoren mbushësit me fuqi 50 kW, nevojitet vetëm një orë e gjysmë që vetura të bateria të mbushet plotësisht, e nëse përdoret ai prej 22 kW atëherë nevojiten mbi pesë orë.

Secili prej këtyre elektromotorëve prodhon 122 kuaj-fuqi, që do të thotë se në total gjeneron 488 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 10 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në 130 kilometra në orë.

“Kemi dashur të mbajmë peshën origjinal të automjetit, si dhe ta ruajmë sharmin dhe dinamikën e origjinalit. Në anën tjetër është më i lehtë për t’u mirëmbajtur”, tha Osman Boyner themelues i Bedeo.

“Reborn Eletric: Linja ikonike paraqet një hap natyral përpara nesh, e kjo që kemi bërë me Defenderin tregon avancimin e teknologjisë. Ne e ruajmë trashëgimin e veturës, dhe mundësojmë një transport të pastër dhe efikas për të ardhmen”, shtoi Boyner.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More