Agjencia Zhurnal.mk

Rima, stjuardesa që dallon nga të gjitha!

Sigurisht se kur bëhet fjalë për stjuardesat gjithkund mendon për femra të bukura, të gjata dhe të kuruara në çdo detaj.

Kostume njëngjyrëshe, grim të përsosur e flokë të kapura bukur.

Epo tani do të njiheni me një personalitet më ndryshe, është 37 vjeçarja, Rima Theisen. Ajo është e gjitha ajo që është, pavarësisht se nuk ka flokë.

Rima ka ‘Alopecia Universalis’ fundi më ekstrem i humbjes së flokëve dhe nuk e fsheh këtë as në bord.

“Kur u ktheva për të punuar me një kokë të rruar, i thashë menaxherit tim se kjo ishte ajo që po ndodhte dhe isha vetja që nga ajo kohë. Natyrisht shumë njerëz mendojnë se kam kancer. Më pyesin nëse jam në kimio-terapi dhe unë i tregoj se jetoj me diçka që shumë pak njerëz kanë dëgjuar për të”, thotë ajo.

Gjendja e Rimas është e rrallë, vetëm një në 4 mijë njerëz e kanë atë dhe shanset për t’u përmbysur ekzistojnë.

Ajo shtoi se asnjëherë nuk ka tentuar të vendosë ndonjë paruke dhe ndihet shumë mirë me veten, transmeton Indeksonline. Rënia e flokëve te Rima filloi prillin e kaluar, gjashtë muaj pas lindjes së vajzës Clementine.

Alopecia mendohet të jetë një gjendje autoimune ku trupi juaj gabimisht sheh ‘folicles’ apo flokët si pushtuesin më të madh.

Ka një lloj anomalie në sistemin imunitar që iu bën të lodhur, duke krijuar inflamacion.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...