Agjencia Zhurnal.mk

Rimëkëmbja e ekonomisë pret zbutjen e masave kufizuese

Shkup, 22 prill, zhurnal.mk – Bizneset në Maqedoninë e Veriut po përballen me pasoja të rënda nga masat kufizuese të qeverisë për përballje me koronavirusin.

Që nga mesi i muajit mars kur edhe u vendos për mbylljen e shumë bizneseve, mijëra persona kanë humbur vendet e punës ndërsa të tjerët janë në pushim të detyrueshëm në pritje të heqjes së masave për rifillimin e aktiviteteve ekonomike.

Goditje më të madhe kanë pësuar restoranet, kafenetë, lokalet e natës, bastoret sportive, ku besohet se mblidhen më shumë njerëz. Fabrikat me shumë punëtorë kanë kufizuar kapacitetet duke përgjysmuar numrin e tyre.

Dyqanet e vogla me disa punëtorë kanë qenë të hapura, por edhe ato kanë qenë të detyruara t’i mbyllin për shkak të mungesës së blerësve për shkak të kufizimit të lëvizjes.

“Aspak nuk ka qarkullim, askush nuk hynë në dyqan. Ke frikë dhe të rrish brenda pasi s’ka asnjë lëvizje të vetme. Qëndrojmë dy apo tre orë dhe kthehemi në shtëpi. Gjitha pagesat ndaj shtetit jemi të detyruar ti bëjmë, të shohim nëse do të na ndihmojmë, por vështirë se do të bëjnë diçka. Presim që të kalojë kjo gjendja dhe të hiqen masat kufizuese pasi në të kundërtën të gjithë do të falimentojmë”, thotë Dime Stojanov, pronar i një dyqani të veshjeve në qendër të Shkupit.

Deri më tani, Qeveria si masë ekonomike për të menaxhuar krizën, ka miratuar disa vendime për subvencionimin e pagave prej 14.500 denarë apo 230 euro për muajt prill dhe maj, subvencionim për kontribute për secilin punonjës në shumën prej 50 për qind, kredi pa interes e disa masa tjera.

Por, këto masa sipas njohësve të çështjeve të ekonomisë, janë të pamjaftueshme për bizneset të cilat vështirë se do të mund edhe gjatë kohë të përballojnë gjendjen e tanishme, andaj zgjidhjen e shohin në zbutjen e masave kufizuese, edhe atë në momentin e parë që ka rezultate nga lufta me koronavirusin.

“Nuk ka dyshim se çdo zbutje e masave shëndetësore duhet të përdoret për të amortizuar pasojat negative të koronavirusit në ekonomi. Në fakt, humbjet janë të mëdha, thuajse në të gjithë sektorët andaj edhe nevojitet ndërhyrje sa më urgjente për aktivizimin e mundshëm të ekonomisë”, tha thotë Zoran Ivanovski, profesor në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhim në Shkup.

Ish-ministri i Financave, Nikolla Popovski, thotë se qeveria duhet të bëjë planifikime të reja apo të shkurtojë fondet në ministritë dhe ndërmarrjet që për momentin nuk kanë asnjë aktivitet dhe këto fonde t’i orientojë te bizneset.

“Ka resor ministror që në kushtet e tanishme nuk kanë aspak nevojë për shpenzime, madje ato do të ishin edhe kundër-produktive dhe këtu mund të përmendi kulturën ku s’kemi asnjë aktivitetet, kemi edhe Ministrinë e Arsimit ku fare nuk kemi shpenzime nëpër shkolla pasi të gjitha janë të mbyllura, do të veçoja po ashtu edhe sektorët e ndërtimtarisë, urbanizimit investimet kapitale ku gjithashtu nuk ka shpenzime. Gjithashtu nevojitet plan konkret për politikën monetare, ruajtjen e shkallës së ulët të inflacionit dhe të kursit stabil të denarit”, ka deklaruar ish-ministri Popovski.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit ka parashikuar rënie të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për katër për qind. Rritja ekonomike për vitin 2020 ishte projektuar në rreth 3 për qind dhe me bazuar në parashikimin e FMN-së, ekonomia vendore do të bie nën zero për qind.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...