Rimëkëmbja ekonomike e Kinës u përshpejtua në gusht me rritjen e treguesve kryesorë ekonomikë, tha të premten Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).
Shifrat e publikuara nga NBS-ja tregojnë se prodhimi industrial i Kinës, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 4.5 për qind në gusht krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke tejkaluar rritjen prej 3.7 për qind në korrik.
Foto nga VCG
Shitjet me pakicë, një matës kryesor i shpenzimeve të konsumit, u rritën me 4.6 për qind muajin e kaluar, 2.1 pikë përqindjeje më shumë se rritja në korrik.Sipas NBS-së, shkalla e papunësisë urbane e anketuar arriti në 5.2 për qind në gusht, 0.1 pikë përqindje më pak se një muaj më parë.Bruce Pang, kryeekonomist dhe kreu i kërkimit në degën e kompanisë JLL për Kinën, shprehet se faktorët që kanë ndihmuar rritjen janë udhëtimet dhe konsumi gjatë verës, rimëkëmbja e prodhimit dhe ofertës, si edhe mbështetja e politikave për ruajtjen e punësimit të qëndrueshëm.
Foto nga VCG
Megjithatë, faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurt në mjedisin e jashtëm ende ekzistojnë, ndërkohë që kërkesa e brendshme mbetet e pamjaftueshme, shtoi NBS-ja.Sipas saj, Kina do të sigurojë zbatimin efektiv të politikave e të masave për të stabilizuar rritjen dhe për t’u mbrojtur nga rreziqet.