Rimëkëmbja ekonomike kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e diversitetit nepërmjet bashkëpunimit global 

Përballë ndryshimeve të shpejta  klimatike ,problemet që lidhen  me gjetjen e një ekuilibri sa më të balancuar  të biodiversitetit po marrin një vëmendje gjithnjë e më të madhe. Biodiversiteti është një element jetik për mirëqenien e planetit tonë dhe për cilësinë e jetës së njeriut. Humbja e biodiversitetit dhe degradimi i ekosistemit përbëjnë një rrezik të madh për mbijetesën dhe zhvillimin njerëzor.

Për të nxitur bashkësinë ndërkombëtare     që të forcojë bashkëpunimin, të krijojë konsensus dhe të përqendrojë forcat për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë si dhe për të përcaktuar e koordinuar rrugët efektive të bashkëpunimit në këtë drejtim,u mbajt  në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore,Samiti i OKB -së për këtë çësthje.

Presidenti kinez Xi Jinping,duke përshëndetur Samitin nepërmjet videos nga Pekini, theksoi nevojat urgjente të vendeve në zhvillim dhe nxiti forcimin e ndihmës dhe përkrahjes për këto vende në plotësimin e detyrave të dyfishta për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ai bëri gjithashtu thirrje që zhhvillimi i qytetërimit ekologjik të merret si një udhëzues për të bashkërenduar marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës.

 Xi shtoi se ligji ndërkombëtar duhet të merret si themel për të mbështetur një sistem qeverisës të drejtë dhe të barabartë ndërkombëtar.

Në fjalimin e tij, Xi shpalli: “Për të promovuar arritjen e objektivave të kulmit të lëshimit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit, Kina do të publikojë planet e zbatimit të kulmit të lëshimit të karbonit dhe një sërë masash mbështetëse për të ndërtuar një sistem politikash të kulmit të lëshimit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit ‘1+N’. Gjithashtu do të vazhdojë të promovojë rregullimin e strukturës industriale dhe strukturës së energjisë, do të zhvillojë energjinë e rinovueshme dhe do të përshpejtojë planifikimin dhe ndërtimin e projekteve të energjisë së erës dhe fotovoltaike në shkretëtira. Faza e parë e projektit me një kapacitet të instaluar prej rreth 100 milion kilovatësh ka filluar në mënyrë të rregullt kohët e fundit”.

Ndërkohë, Kina do të udhëheqë duke investuar 1.5 miliardë juanë (rreth 233 milionë dollarë) për të krijuar Fondin e Biodiversitetit të Kunming-ut. Fondi do të përdoret për të mbështetur vendet në zhvillim në mbrojtjen e biodiversitetit, tha presidenti kinez, duke shtuar se  nxit dhe mirëpret të gjitha palët të japin kontribut për këtë fond.

Related posts

Të paktën 12 të vrarë ndërsa autobusi që mbante migrantë aksidentohet në Turqi

D V

“Stikerat GB” tani janë të paligjshëm në Evropë, pas 111 vitesh në makinat britanike

D V

“Forbes”: Pasuria e Elon Mask është rritur me gati 10 miliardë dollarë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More