Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Rimëkëmbje ekonomike e Maqedonisë nuk ka “vdekur”

Shkup, 1 shkurt – Shpresat për rimëkëmbje ekonomike të vendit nuk kanë “vdekur”. Profesori universitar, eksperti ekonomik Veland Ramadani në një prononcim për Zhurnal thotë se edhe përkundër dëmeve të shkaktuara ekonomike në vend për shkak të Pandemisë, muajit në vijmë do të vërehen lëvizje pozitive ekonomike.

“Edhe pse fillim viti nuk shënon ndonjë ndryshim pozitiv drastik në krahasim me vitin e kaluar në kontekst të zbehjes së intensitetit të pandemisë, megjithatë çmoj se në muajt në vijim do të vërehen lëvizje pozitive në aspektin ekonomik. Disa investime të huaja veç u paralajmëruan për këtë vit dhe kjo mund t’i nxis dhe motivojë edhe kompanitë vendore të investojnë dhe dalëngadalë të fillojnë rimëkëmbjen individuale, e me të edhe të ekonomisë vendore. Bindjet e mia janë se rritja e projektuar prej 4.1% është e arritshme me të gjitha vështirësitë që do ta ndjekin biznesin dhe ekonominë në tërësi”, deklaroi për Zhurnal, eksperti ekonomik Veland Ramadani.

Ndërkohë, kompanitë e huaja që kanë investuar tashmë në Maqedoni, ri-investimet e tyre, janë duke i realizuar në një vend tjetër, kryesisht në Serbi, mëson Zhurnal. Dy investime nga “Adient” shkuan në Serbi, po ashtu edhe “Crombert dhe Schubert” dhe “Aptiv” zgjodhën Serbin për ri-investuar. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...