Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rina Balaj feston ditëlindjen e 22-të me të dashurin në Turqi, pozojnë së bashku si sulltani me sulltaneshën

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e 22-të.

Me këtë rast, ajo është uruar nga njerëzit më të dashur të saj, përfshirë: miqtë, kolegët dhe familjarët.

Ajo madje u befasua me një surprizë të veçantë që në orët e para të datës 27 janar, me një kuti plot me ëmbëlsira për të shënuar 22 vjetorin e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen për mua, 22”, ka shkruar reperja nga Istogu në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila këto ditë është duke i kaluar me të dashurin në Turqi.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka realizuar një set të veçantë fotografik me të dashurin, reperin Sin Boy, ku kanë pozuar së bashku në stilin e kohëve të lashta.

Me veshje tradicionale mbretërore, Sin Boy dhe Rina kanë pozuar si sullatin dhe sulltanesha e kohëve të perandorisë osmane.

“Gjeta një fotografi nga jeta jonë në të kaluarën”, ka shkruar reperja në Instagram.

Ndërkohë, urimet e shumta nga ndjekësit me rastin e ditëlindjes së saj të 22-të nuk kanë munguar.

Postime të ngjashme

Xhensila Myrtezaj merr vëmendje me stilin unik në imazhet e reja

D V

Producentja Vjosa Berisha tregon se është diagnostikuar me kancer, ndërsa përçon edhe një mesazh

D V

Enca anulon të gjitha mbrëmjet muzikore për këtë verë

D V

Oriola Marashi mahnit me linjat trupore, ndërsa mbulon gjoksin me kapelë

D V

Linda Halimi tregon se si i kalon netët e nxehta të verës

D V

Tayna pozon me këmbën lart në mur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...