Rina Balaj thotë “Addiction” në projektin e ri muzikor

Rina Balaj është rikthyer me një projekt të veçantë muzikor.

Këngëtarja e njohur ka publikuar këngën me titullin “Addiction”, që e solli bashkë me videoklip.

Rina u shfaq tejet unike në klip, e veshur me një fustan me ngjyrë të errët blu të kombinuar me një pelerinë vjollce të hedhur mbi krahë, teksa shkëlqente me flokët e kuqe me të cilat identifikohet prej kohësh.

Për realizimin e videoklipit të ri të këngëtares nga Peja u kujdesën Dina Morina dhe Mjellma Istrefi.

“Faleminderit të gjithëve që e keni prit”, ka shkruar Rina në njoftimin se kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat.

Kujtojmë që Rina është gjithashtu në përgatitje të një albumi të ri.

Related posts

Jehona Dreshaj shkëlqen në fustanin me gurë të çmuar

D V

Beatrix xhiron veten para pasqyrës me bikini

D V

“Ka fjetur me mbi 20 mijë gra”, basketbollisti i ndjerë Wilt Chamberlain akuzohet për sulm seksual nga aktorja Cassandra Peterson

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More