Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Rinas, tentuan të kalonin me dokumente të flasifikuara, prangosen 2 persona

Evidentohen dhe goditen 4 raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, të cilët kishin si destinacion fillestar Turqinë e më pas udhëtimin drejt Anglisë.

Ndërkohë, janë sekuestruar 4 karta identiteti, 1 pasaportë, 3 leje drejtimi të huaja të cilat rezultuan të falsifikuara.  

“Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e këtyre rasteve, është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e 4 rasteve të tilla. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Falsifikimi i dokumentave”, shtetasit: F. R. 21 vjeç, dhe A.G., 22 vjeç,  të cilët, pasi kanë paraqitur pasaporta shqiptare dhe bileta me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, secilit i janë gjetur të fshehura në këllëfët e celularëve, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimit në laborator rezultuan të falsifikuara.” – njofton policia.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, në bazë të dyshimeve të krijuara, janë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë dhe më pas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

N. H., 16 vjeç, i cili pasi ka paraqitur pasaportën shqiptare dhe biletë me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë i janë gjetur të fshehura në trup një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene,  të cilat pas verifikimeve në laborator kanë rezultuar të falsifikuara.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasen L. H., e cila udhëtonte me djalin e mitur, me destinacion Turqinë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën të fshehura një kartë identiteti dhe një pasaportë sllovene me foto të ngjashme me djalin e saj, të cilat rezultuan të falsifikuara.  

Postime të ngjashme

Policia gjenë mbjellje kanabisi në Jançishtë të Tetovës

Z H

Në gjendje të dehur, rrihen në mes vete vëllezërit në Ferizaj

D V

Aksident në Gjilan, vdes një person

D V

Zjarret marin dhe viktimën e parë, digjet një grua në Nagoriçan të vjetër (Video)

Z H

Arrestohet një shtetas shqiptar për vënie të zjarrit pyjor në rrethinën e Gostivarit

D V

Arrestohen katër persona, dyshohen se shkaktuan zjarret në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...