Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Rindërtimi i Sallës Universale do të nis gjatë muajit maj”

Shkup, 1 mars – Zhurnal.mk – Objekti i Sallës Universale në Shkup do të rikonstruohet në formën dhe madhësinë ekzistuese, duke e mbajtur pamjen e saj autentike si simbol i rindërtimit të periudhës pas tërmetit Shkup. Në promovimin e projektit të kryer për rikonstruim të Sallës universale morën pjesë kryeministri Zoran Zaev , kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, drejtori i Sallës Universale Filip Avramçev, arkitekti Bujar Muça nga zyra arkitektonike “Megaron Inzhenering” i cili e ka pëpunuar këtë projekt.

Kryeministri Zoran Zaev përkujtoi në vlerën dhe historinë e Sallës universale dhe theksoi se arkitekti Muça dhe zyra e tij arkitektonike e Qytetit të Shkupit, shkupjanëve ua prezantuan projektin ideor për rikonstruim të Sallës universale si donacion. Qyteti i Shkupit, siç tha, e pranoi donacionin dhe prejse do të përfundojë për punët përfundimtare parashikohet fillimi i rikonstruimit në maj.

“Me hapjen e sërishme të dyerve të Sallës universale, të cilat pesë vjet e gjysmë janë mbyllur, do të krijohen të gjitha kushtet të hapen edhe portat e Shkupit me pretendim në vitin 2028 me krenari ta mbaj titullin Kryeqendra evropiane e kulturës”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev përkujtoi se për Sallën universale kanë ndarë 120 milion denarë, kanë siguruar 70 milion euro, hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për tramvajin e njohur në rrotë, janë siguruar mjete për fillimin e ndërtimit të urës në Karposh 4, i cili do të jetë vazhdim i rrugës “Lublanska” në vlerë prej rreth 400 milion denarë. Paralajmëroi se do të vazhdojë mbështetja nga ana e Qeverisë për të gjitha projektet kapitale të komunës.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, informon se Qeveria ka ndarë 120 milion denarë, mjete nga buxheti i shtetit, për realizimin e këtij projekti nga vlera e madhe për traditën dhe kulturën e Maqedonisë dhe Shkupit. Salla Universale, siç tha, ishte, dhe mbetet institucioni më i mirë kulturor i shumë shkupjanëve.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov përkujtoi se ideja të ruhet Salla Universale në formën ekzistuese dhe në lokacionin e përhershëm erdhi pas një debati të hapur dhe shtoi se u dëgjua vullneti i shkupjanëve dhe opinioni.

Arkitekti Muça mbajti prezantim të projektit për Sallën Universale dhe sqaroi se si do të duket në të ardhmen. “Mbahet forma ekzistuese, bëhet riorganizim i brendshëm i hapësirës, vendosen materiale të reja bashkëkohore në fasadë, para se gjithash për shkak të efikasitetit energjetik, por me korigjime të vogla në konstruksionin ekzistues, rritet edhe mbrojtja kundër zjarreve”, tha Muça. Ai shfaqi shpresë se Salla Universale së shpejti sërish sërish do të shkëlqejë si më parë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov tha se Salla Universale do të ketë kapacitet prej rreth 1.100 deri 1.200 ulëse.

Прес конференција на премиерот Заев и градоначалникот Шилегов

Posted by MИА.mk on Monday, March 1, 2021

Postime të ngjashme

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...