Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rindërtimi pas tërmetit, qeveria miraton çekun për bashkitë e Lezhës dhe Vorës

Këshilli i ministrave miratoi sot përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa si dhe mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta pallat në bashkitë Vorë dhe Lezhë për të prekurit nga tërmeti.

VENDIMI I PLOTE I QEVERISE

  1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 253 463 855 (dyqind e pesëdhjetë e tre milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Vorë dhe Lezhë.
  2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohet nga pjesa e financuar nga grantet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2020, dhe t’u kalojë bashkive Vorë dhe Lezhë, sipas detajimit të mëposhtëm:
  3. a) Bashkisë Vorë i transferohet fondi prej 35 550 000 (tridhjetë e pesë milionë e pesëqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.
  4. b) Bashkisë Lezhë i transferohet fondi prej 217 913 855 (dyqind e shtatëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e trembëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë) lekësh, për financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat).

Postime të ngjashme

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Çuçi: Prej dy ditësh ndodhem në Beirut, do e finalizojmë me sukses këtë operacion

T E

Programi politik i PD dhe aleatëve/ Yuri Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

S.B.

Një ditë pas marrëveshjes me PD, Bamir Topi jep dorëheqje e parevokueshme nga drejtimi i FRD-së

S.B.

Vaksinohen për COVID-19 bluzat e bardha në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv. Përfshijmë dhe ushtrinë dhe studentët e infermierisë

S.B.

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

S.B.

‘Rinovoni kartat e identitetit’, apeli i Metës: Verifikoni ku e keni qendrën e votimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...