Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rindërtimi, Veliaj: Për 10 ditë hedhim themelet e para tek “5 Maji”, do të ndërtohen 9 pallate të reja

Bashkia e Tiranës është gati të nisë procesin e rindërtimit për banesat kolektive, të cilat në kryeqytet përqendrohen në dy zona, tek ‘5 Maji’ dhe në zonën e Kombinatit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se themelet e para do të hapen brenda 10 ditësh në zonën e 5 Majit, ku do të ndërtohen 9 pallate të reja për të sistemuar familjet që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit.

“Për 10 ditë fillojmë themelet tek “5 Maji”, për 9 pallate. Ditën që ne hapim themelet aty kemi edhe kontratën tip, që secili të ketë një kontratë në dorë përpara se të prishet e vjetra dhe të shohë ku do hidhen themelet e të resë,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, ai tha se në zonën e Kombinat ku gjithashtu do ngrihen 8 pallate, punimet do të nisin për në mes të nëntorit.

“Për 30 ditë fillojmë në Kombinat. Aty kemi 8 pallate. Teksa mbarojnë shtëpitë individuale, për shtëpitë në apartament minimalisht secili do ketë kontratën paraprakisht teksa sheh karabinanë dhe punën që ecën,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj inauguruan ditën e sotme dy shtëpi të reja të përfunduara në Kodër Kashar, banesën e familjes së Selman Alukut, përbërë nga 9 anëtarë dhe atë të familjes së Myrteza Hykës, me 3 anëtarë.

“Në të gjithë zonën këtu do të kemi 120 shtëpi të reja. Ky ishte loti i parë me 54 dhe do të vazhdojmë pastaj me lotin e dytë që sapo kaluam në Këshill Bashkiak,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Postime të ngjashme

“Kush ka më shumë mandate…”, Bylykbashi tregon si zgjidhet kryeministri pas 25 Prillit

T E

Tërmeti i fortë në Greqi u ndje edhe në Shqipëri, qytetarët në Elasona dalin të trembur në rrugë e sheshe

T E

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, e thjeshtë dhe e sigurt

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk pretendoj të jemi si Danimarka, por të paktën t’i ngjajmë Kosovës. Kush shet votën…

S.B.

Rama ironizon opozitën: Koalicion tragji-komik! Vetë Halim Kosova e tha se ku janë ata në këtë luftë…

S.B.

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...